Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaci

Kosova & Rajoni

'Kemi pasur përplasje në shtëpinë e Pacollit', Haradinaj tregon pse nuk është takuar me Thaçin

28 Janar 2019, 21:09| Përditesimi: 28 Janar 2019, 21:19

  • Share

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur këtë të hënë rreth mosmarrëveshjeve dhe arsyeve që e kanë cuar në mungesën e komunikimit me presidentin Hashim Thaçi.

Haradinaj ka treguar se ka patur një përplasje të ashpër me Thaçin pak javë më parë në shtëpinë e ministrit të Jashtëm të Kosovës Begjet Pacolli dhe se prej asaj dite nuk është takuar më me të.

"Kemi pasur një përplasje në shtëpinë e Behgjet Pacollit dhe që prej asaj dite nuk jam takuar më me Hashim Thaçin", ka thënë Haradinaj për Syri.net. "Në fakt, ajo përplasje ka ndodhur mes meje dhe Thaçit për çështjet e Kosovës", është shprehur më tej ai duke mos ndarë detaje nga ai takim.

"Nuk mund të tregoj më shumë se ç’ka ndodhur në atë takim...", ka thënë kryeministri i Kosovës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?