Në luftën e Italisë kundër Covid-19, virusit që ka prekur më shumë se 165 mijë persona në vendin fqinj, duket se janë bashkuar edhe shqiptarët dhe kjo për vetë faktin se komuniteti shqiptar atje, është një nga më të mëdhenj përsa I përket kombësisë së huaj.
Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv gazetari shqiptar Arbër Agalliu që jeton dhe punon në Firence thotë se është e vështirë të përcaktosh numrin e saktë të shqiptarëve të prekur nga koronavirus në Itali, por shton se numri I viktimave është mbi 10.
“Përsa i përket të infektuarve shqiptarë me koronavirus në Itali është shumë e vështirë që të kemi një shifër, të ndajmë statistikat, por në komunitetin shqiptar në Itali ka patur 10 deri në 12 viktima”
Ndërkohë Agalliu sqaron se shqiptarët të cilët janë me leje qëndrimi në shtetin itaian, do të përfitojnë nga zgjatja e lejes deri në datën 31 gusht të këtij viti. Të favorizuar do të jenë dhe të gjithë ata shqiptarë që punojnë me rregulla në shtetin fqinj, të cilët mund të përfitojnë mbështetjen ekonomike sipas planit qeveritar, rreth 600 euro në muaj.
“Sic po thoja më pare, Conte me dekretin e fundit ka zgjatur afatin e lejeve të qëndrimit, gjë që I intereson shumë shqiptarëve, deri më 31 gusht. Po me dekretet e Conte, qeveria italiane ka marrë përsipër të ndihmojë ekonominë italiane, ku përfitojnë edhe 30-35 mijë sipërmarrës shqiptarë që punojnë në Itali dhe mund të përfitojnë nga këto masa. Ata që punojnë në Itali, dhe janë të rregullt, kanë të drejtë të përfitojnë një mbështetje ekonomike rreth 600 euro në muaj.” sqaron gazetari.
Lajmi kryesor:
Nga Firence, gazetari Arbër Agalliu: Pamja e trishtë! Kush thyen karantinën gjobë deri në 3 mijë euro dhe burg deri në gjashtë vjet!
D.M.//ReportTv.al