Christophe Galtier dhe Julien Fournier

'Kemi shumë zezakë dhe myslimanë', trajneri i PSG nën akuzë për racizëm

12 Prill 2023, 12:00| Përditesimi: 12 Prill 2023, 12:01

  • Share

Trajneri aktual i PSG-së, Christophe Galtier është nën akuzë për fyerje raciste në gushtin e 2021, kur drejtonte skuadrën e Nice. Ka qenë Julien Fournier, ish-drejtori sportiv i klubit që ka akuzuar trajnerin me një email te drejtuesit, ku shpjegoheshin fyerjet dhe fjalët raciste.

"Nëse i shpjegoj arsyet e vërteta pse ne u përplasëm, Christophe Galtier nuk do të hyjë më kurrë në dhomat e zhveshjes, as në Francë e as në Evropë…,” tha ish-drejtori sportiv i Nice.

Shtatorin e kaluar, Fournier kishte lënë të kuptohej në mënyrë indirekte se Galtier kishte shkaktuar probleme te Nice. Gjithçka u bë me një email te drejtuesit, teksa në to përmendej se Galtier kishte thënë se në qytet kishte shumë 'zezakë dhe myslimanë'.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?