Donald Trump dhe Zelensky

Bota

Bluza Polo e Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë tërheq vëmendjen, rriten shitjet ndjeshëm në SHBA

8 Mars, 16:08| Përditesimi: 8 Mars, 20:20

  • Share

SHBA-Kush do ta kishte menduar se Volodymyr Zelensky do të diktonte tendencat e modës? Megjithatë, ai po e bën këtë.

Pasi veshi një bluzë polo Damirli në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt, ditën e përplasjes me Donald Trump, veshja e tij u bë shumë popullore. Ajo kishte një emblemë të "tryzub", simbolin e Ukrainës. Ky detaj e bëri të veçantë.

Për këtë veshje, Trump e vlerësoi, duke e ironizuar, ndërsa Zelensky mbrojti zgjedhjen e tij.

“Do të vesh një kostum kur të përfundojë lufta”, tha ai, duke shtuar se mund të zgjedhë diçka më të lirë.

Populli i ka pëlqyer shumë kjo veshje, duke rritur kërkesën për bluzën. Edhe stilistja e markës, Elvira Gasanova, nuk priste që një bluzë polo (me çmim 215 euro) të bëhej kaq popullore. Ajo është krenare për veshjen që Zelensky e mbajti, duke thënë se ai ka treguar guximin dhe forcën e popullit ukrainas.

Gasanova, e cila ka veshur edhe yje si Kim Kardashian dhe Rita Ora, tha se ndjehet e nderuar që presidenti ukrainas ka zgjedhur produktin e saj. Ajo gjithashtu përshkroi situatën e luftës, duke thënë se ata po jetojnë çdo ditë me pasiguri, por vazhdojnë të mbështesin ushtrinë dhe presidentin.

A.Q/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?