Receta

Këmkuqe me djathë sipas traditës çame nga zonja Albana

7 Mars, 11:44| Përditesimi: 7 Mars, 11:47

  • Share

Këmkuqe me djathë sipas traditës çame

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 300 gr djathë i bardhë
  • 1 gotë vaj ulliri
  • 1 gotë ujë
  • 1 Iç sodë
  • Kripë

Përgatitja:

Vendosim miellin në një enë ku shtrojmë sodën e bukës. Krijojmë një hapësirë në qendër ku hedhim vajin dhe kripën e tretur në ujë. E punojmë brumin mirë, brumi duhet te jetë i butë gati si brumë petullash. Shtojmë një pjesë të djathit të bardhë të cilin e thërrmojmë me duar dhe e spërkasim me pak miell. Lyejmë një tavë me vaj ulliri vendosim brumin, e nivelojmë mirë dhe në fund e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë të bardhë të thërrmuar. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?