Këngëtarja Filloreta Raçi ose sikurse njihet me emrin e artit Fifi ka publikuar këngën e saj më të fundit me titull “Vëmendje”.
Teksti i këngës së artistes, duket se lidhet me përjetimet e saj gjatë “Big Brother VIP”, duke kujtuar akuzat se çdo gjë brenda shtëpisë së famshme e ka bërë për vëmendje.
Fifi ka kujtuar momentin kur asaj i ra të fikët gjatë spektaklit ‘live’, e cila u komentua si një ‘përpjekje për vëmendje’. Artistja thotë se kanë përdorur dobësinë e saj teksa thekson se “dikush po kënaqet me dhimbjen e saj”.
“Spontakisht me qajt, krejt thonë drama queen. Parameno gabimisht me të rënë të fikët. Ke aktru, do vëmendje. E ka bo për vëmendje, për vëmendje…A është dikush atje që ka me më dasht, a është dikush jashtë me m’përqaf. Dikush po knaqet, me dhimbjen tem po knaqet”, thotë ajo gjatë këngës.
Kujtojmë se Fifi pati një reagim të ashpër pas publikimit të një video promovuese që lajmëronte nisjen e edicionit “BBV2”, ku këngëtarja shfaqej në momente shumë delikate gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, momenti kur humbi ndjenjat në një nga netët “live” të spektaklit. Pas kësaj, produksioni reagoi, duke hequr videon promovuse nga rrjetet sociale.