‘Këndi i ngushtë? S’ka problem!’ UEFA mahnitet me golin e Rei Manajt kundër Bjellorusisë (VIDEO)

24 Nëntor 2020, 14:31| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 15:40

  • Share

Faqja e UEFA-s në ‘tëitter’, ‘UEFA Euro 2020’, i ka bërë jehonë golit të Rei Manajt të shënuar me kombëtaren shqiptare gjatë ndeshjes me Bjelllorusinë e cila ishte e fundit në Ligën e Kombeve dhe që skuadra e drejtuar nga Edy reja e fitoi me shifrat 3-2.

Ishte Manaj ai që shënoi golin e tretë duke i dhënë në atë moment një epërsi të dyfishtë kuqezinjve, por UEFA e ka veçuar këtë moment për shkak se realizimi është shumë i vështirë. “Kënd i ngushtë? Nuk ka problem.”-shkruan UEFA, e cila thotë se autori është Rei Manaj i kombëtares shqiptare.

Manaj më herët kishte realizuar edhe në ndeshjen me Kazakistanin të cilën Shqipëria e fitoi me shifrat 3-1

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?