Bota

Këndoi një këngë popullore në shenjë ‘revolte’, deputetja e opozitës ‘lë pa fjalë’ parlamentin turk

9 Korrik 2021, 11:38| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 11:49

  • Share

Një moment të veçantë ka dhuruar me zërin e saj të ngrohtë një deputete e parlamentit turk, gjatë seancës teksa në sallë po “vlonte” diskutimi mbi problematikat në industrinë e muzikës në vend.

Në një shenjë “revolte” për qeverisjen, deputetja e opozitës Nurhayat Kayısoglu, me këngën popullore “Firmani është i sulltanit, malet janë tonat” la një parlament të tërë me “gojë hapur”.

Pas interpretimit të këngës popullore, salla e parlamentit u mbush me duartrokitje.

Shumë nga deputet sapo ajo zbriti nga podiumi, i dhanë dorën në shenjë vlerësimi dhe respekti.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?