Politikë

‘Këneta ka probleme të rënda me aritmetikën’, Rama nga Athina: 1 milionë e 327 mijë të punësuar sot në Shqipëri (VIDEO)

30 Mars, 16:56| Përditesimi: 30 Mars, 19:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama nga Athina shigjetoi Partinë Demokratike, duke thënë se këneta ka probleme të rënda me aritmetikën. Rama tha se gënjejnë sikur PS nuk hapi 300 mijë vende siç kishte premtuar, ndërsa iu përgjigj me shifra duke thënë se sot rezultojnë 1 milionë e 327 mijë të punësuar në Shqipëri.

“Kur hyni aty për të mësuar se çfarë po bëhet në Shqipëri, ndër shumë përqeshjet, është edhe përqeshja se kur morëm detyrën premtuam 300 mijë vende pune dhe kjo nuk ndodhi. Mjafton të shohësh regjistrat e shtetit, aty ku në fakt të punësuarit janë të regjistruar me emër dhe mbiemër. Aty ishin 1 milionë e 23 mijë shqiptarë që figuronin të punësuar, ndërkohë në regjistrin e pagave sot janë 1 milionë e 327 mijë. Ne e dimë të gjithë që këneta ka probleme të rënda me aritmetikën, por unë besoj se aritmetika thotë se mes 1 milionë e 23 mijë dhe 1 milionë e 327 mijë janë pak më shumë se 300 mijë diferencë që janë sot të punësuarit në Shqipëri”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?