Politikë

‘Këneta, zero shanse të bindë shumicën’, Rama: Cili mund t’i bëjë gjërat më mirë? Bufi apo moçalishtet e reja që flasin të njëjtën gjuhë

10 Prill, 09:05| Përditesimi: 10 Prill, 10:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se dikur në Shqipëri numëroheshin me gishta turistët dhe se ata pak që vinin, flisnin keq për vendin. Në komunikimin me ndjekësit në Facebook, kreu i qeverisë shtoi se këneta do ta ketë të vështirë të bindë shumicën se nuk është kënetë, dhe se asnjë prej tyre nuk mund t’i bëjë gjërat më mirë se ai dhe PS.

Sipas Ramës, edhe partitë e reja, të cilave iu referohet si “moçalishte”, kanë të njëjtën gjuhë si të Sali Berishës.

“Lavdi zotit vinin shqiptarë nga Kosova dhe RMV që mbanin të gjallë turizmit, se të huajt numëroheshin me gishtat e dorës dhe flisnin keq për Shqipërinë për llumin që ishte këtu. Kjo zero zero zero, në fakt është zero shanset që ka këneta që të bindi shumicën që nuk është kënetë. Prandaj vetëm humb, humb, humb. Unë e kuptoj se pse ata që janë në krye të punëve të kënetës, pse bufi i kënetës meritojnë të humbin. Pse meriton ti të humbësh, të rrish ti atje dhe të bëhesh qesharak.

Pse një shqiptarë i zakonshëm duhet të rrijë në një pozitë qesharake dhe të mbyllë sytë dhe të mos shikojë gjërat që duken. Nuk po them që të mos qesharak, të biesh dakord me mua. Por faktet janë fakte. Mund të ishin gjërat më mirë, por kush është këtu që mund t’i bëjë gjërat më mirë? Bufi i kënetës apo moçalishtet e reja që bëjnë të njëjtat lloje zotimesh, të njëjtën gjuhë, të njëjtat metode, mllef e mllef. Nuk ka. E ke mundësinë të mos bëhesh qesharak.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Starmer, vizitë zyrtare në Shqipëri! Nesër gongu zyrtar i fushatës! Do shohim kush zbret e kush bie më 11 maj! ‘Parashikon’ rezultatin: Do e shënoj sërish te lokali në Kuç


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?