Kultura
Bota

Kënga arbëreshe "Moj e bukura more", plagjiaturë nga artistja e njohur turke

30 Prill 2021, 16:30| Përditesimi: 30 Prill 2021, 16:41

  • Share

Tingujt e këngës së famshme arbëreshe “Moj e Bukura more”, tashmë janë të njohura edhe në Turqi. Këngëtarja e famshme turke Nukhet Duru, me baladën e saj Kapildin Gitti, ka kopjuar muzikën e këngës së famshme arbëreshe duke rrëmbyer zemrat  e turqve.

Në refrenin e këngës së famshme këngëtarja përdor Lule lue, ndërkohë që i thur vargje dashurisë.

Kënga ka siguruar më shumë se gjysmë milion klikime në You Tube , por edhe shitje të shumta në i Tunes duke siguruar shuma të mëdha parash nen siglën e shtëpisë diskografike muzikore Sony Music.

Kjo nuk është hera e parë që kënga arbëreshe përdoret edhe nga këngëtar të huaj, pasi melodia e saj ka prekur shumë zemra.

Kënga “Moj e bukura more” cilësohet si një himn i emigrimeve, i dhimbjes dhe i mallit të të larguarve nga vendi dhe është ndër këngët arbëreshe të interpretuara më shpesh.

Dokumenti i këngës arbëreshe “Moj e bukura more” për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit, në vitin 1708.

Nükhet Duru ka lindur më 19 maj 1954 dhe është një nga  këngëtaret më të famshme turke.  Ajo filloi të këndonte në Florya Deniz në 1971. Ajo publikoi ​​albumin e saj të parë  "Aklımda Sen Fikrimde Sen - Karadır Kaşların" në 1974. Albumi tjetër i saj “ Bir Nefes Gibi" u publikua në 1977. Në të njëjtin vit, asaj iu dha çmimi "Këngëtarja më e Suksesshme e Vitit". Në vitin 1978, ajo mori pjesë në një konkurs këngësh me Modern Folk Trio, i cili u mbajt në Seul dhe fitoi vendin e parë.

Kënga e saj Ben Sana Vurgunum është një nga hitet më të mëdhaja ndërkombëtare.

 

 

 

Kenga turke 

Kenga arbereshe
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rich Alban: 01/05/2021 15:33

    Pasi e vodhen, e ropen, nuk i lane te jetojne ne tokat e tyre tani,i shkaterruan psikologjikisht, moralisht dhe shpirterish mbesa e osmanllinjeve u vjedh edhe kengen. Arbereshet e Italise duhet ti kerkojne demet e gjenocidit te trevave arberore Turqose ashtu siç kerkuan Armenet.

    Përgjigju
  • Iris: 01/05/2021 04:52

    Tani,ne kohen tone nuk mund te ecet me pronore te tipit te kohes se komunizmit si psh:autor-populli.Kenge si kjo e mesipermja,pavaresisht se nuk kane autor,prape dikush(ne kete rast shteti), duhet t'ju dale per zot,sepse jane pasuri kombetare dhe perfaqesojne imazhin,trashegimine dhe kulturen e kombit.Kjo do te bente qe raste te tilla te hidheshin ne gjyq dhe askush te mos guxonte te bente nje kopim kaq te plote e kaq te paster.Me kete rast,dua te kujtoj rastin e gjyqit per //Blurred lines// per kopim, si dhe faktin qe dhe kenga //Happy birthday// ka tashme nje autor dhe nje pronar.Sot muzika patentohet,kete duhet te beje dhe Shqiperia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?