Dy artistë të njohur të estradës shqiptare, Tuna dhe Cozman janë bërë bashkë pas shumë vitesh për të sjell një bashkëpunim të ri, i cili pa bërë akoma 24 orë nga publikimi është renditur në vendin e dytë “trending” në Shqipëri në platformën “Youtube“.
Kënga “I huj”e sjellë në bashkëpunim nga dyshja Tuna dhe reperin Cozman, u publikua dje dhe për 24 orë ka marrë 412 mijë klilime në Youtube.
Siç e tregojnë edhe shifrat, kënga duket se po pëlqehet nga masa dhe mezi është pritur nga fansat e artistëve, kjo për vetë faktin se Tuna dhe Cozman janë rikthyer me një këngë pas ndarjes së tyre
Sakaq ndonëse në muzikë u rikthyen së bashku, këtë gjë nuk mund ta themi me siguri për marrëdhënien e tyre. Dyshja dikur kanë qenë një nga çiftet më të përfolur dhe fansat pas këtij projekti kanë shpresa edhe për një rikthim të tyrin si dikur. Bashkëpunimi i ish-çiftit vjen pas një kohe të gjatë dhe kjo befasoi të gjithë, pasi kishin ndarë rrugët që shumë vite.
Ndërkohë, Tuna është nënë e dy djemve tashmë me Patris Berishën.
“Njerëzit ndahen, bashkohen, ndahen, bashkohen prapë…, jeta vazhdon”, kështu shprehej Tuna disa vite më parë gjatë një intervistë të zhvilluar pas ndarjes së bujshme me Cozman.
Kujtojmë që Tuna dhe Cozman shijuan një sukses të madh me hitin “Fenix” që u publiku në vitin 2013.Dy vite më vonë ata sollën një tjetër duet “Holla” që gjithashtu u prit mirë, por pas kësaj ata ndan rrugët duke shkëputur çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin.