‘Këngët e atdheut tim’, mbrëmje gala me krijimtarinë e Lefter Çipës/ Irini Qirjako: E adhuroja, shënjoi karrierën time! E bija: Amaneti i tij, sot telefoni im i hapur

29 Prill, 16:03| Përditesimi: 29 Prill, 16:10

  • Share

Është “Këngët e Atdheut tim” e Lefter Çipës që Irini Qirjako këndon në provat e fundit të koncertit me të njëjtin titull. Java në Opera nis kështu me krijimtarinë e mjeshtrit të Polfonisë së Jugut, të ndarë nga jeta tri vjet më parë. 

I konsideruar si “Princi i polifonisë shqiptare”, Lefter Çipa vjen në Teatrin e Operas përmes një reportori të përzgjedhur dhe artistëve më në zë.Zërat më të mirë të polifonisë, si Nazif Çela apo Përparime Ziflaj. Këngëtarët e muzikës popullore si Petrit Lulo, artistë të Operas si sopranoja Eva Golemi e cila së bashku me Aleksandër Gjokën sjell këngën “Tundu, bejkë e bardhë tundu”.

Artistë të veriut si Bashkim Alibali, që këndojnë këto perla të jugut. Lefter Çipa ka bashkuar përmes poezisë së tij gjithë Shqipërinë. Në skenë do të jetë edhe e bija, Parashqevi Çipa. Këngëtarët e kujtojnë në këtë ditë poetin Lefter Çipa dhe për aspektin e tij human.

Nga “Vito Pëllumbesha”, “O bilbil i malit” te “Bukuria e Vasiliqisë” , çdo këngë e tij u bë këngë e shqiptarëve. Por siç zbulon e bija, ka shumë poezi të tjera në dorëshkrim për t’u zbuluar.

Orkestra, grupi vokal dhe i valleve të Ansamblit Popullor si dhe grupe të tjera polifonike, përpiqen në këtë mbrëmje të ruajnë amanetin e tij, atë për të ruajtur të pacënuar polifoninë vendase.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?