Kultura

Këngët popullore shqiptare, koncert nga kuinteti i tunxhit! Aktiviteti, pjesë e edicionit X të “Albanian Brass Festival”

28 Maj, 12:55| Përditesimi: 29 Maj, 16:26

  • Share

Muzika popullore lirike shqiptare erdhi në një format të ri në koncertin e mbajtur në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri nga “Albanian Brass Quintet”. Koncerti u zhvillua kuadër të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar “Albanian Brass Festival”, si bashkëpunim me Operën e Kosovës. Së bashkë me kuinitetin e Albanian Brass dhe Oktetin Plus nga Kosova, 14 këngë popullore shqiptare, të orkestruara nga Edmond Doko u interpretuan nga mezzosopranoja Elona Sadiku dhe tenori Liridon Sadriu.

“Është shumë nder që ky bashkëpunim vjen me Operën e Kosovës për të stimuluar bashkëpunimin mes dy vendeve.”, - thotë Ilir Kodhima, drejtor i festivalit. 

“Këto këngë popullore i kam bërë më tepër si një burim i brendshëm dhe pjesë e profesionit tim ndër vite. Porosi të thjeshta merrja vazhdimisht nga mjeshtrit e instrumenteve dhe herë pas herë i punoja ndonjë material. U bënë 5, 10 e pse të mos bëheshin më tepër. Besoj që kultura popullore duhet mbështetur vazhdimisht, për t’i bërë ballë atij presioni të madh që ushtron tallavaja.", - thotë dirigjenti Edmond Doko, i cili ka orkestruar këto këngë.

“Imagjinoni sa gjenerata do të kalojnë me këto këngë. Sa kuintete. Këtu preket gjeografia nga Berati dhe Korça deri në Shkodër dhe Gjakovë. Këto këngë janë një perlë e ardhur ndryshe, jo siç i kanë kënduar këngëtaret e mëdha Tefta Tashko, marie kraja etj., por një prurje e re, që na ka ardhur se kemi pasur shumë pak literaturë për kuintete frymore.”, - shprehet muzikologu nga Kosova, Behar Arllati.

“Baza e muzikës popullore shqiptare vendoset me kostum evropian. Kjo mbrëmje sjell përshtatjen e muzikës popullore shqiptare në një kunitet tunxhi shumë interesant.”, - thotë Ilir Kodhima, drejtues i Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura.

Këngët popullore të orkestruara nga Edmond Doko dhe të interpretuara në koncert dëshmojnë një nivel të lartë të orkestrimit dhe me kërkesa teknike.

 

 

B.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?