Carlo Conti

VIP & Spektakël

Këngëtarët e Sanremo 2025, Carlo Conti shpall artistët Big në garë

1 Dhjetor 2024, 14:02| Përditesimi: 1 Dhjetor 2024, 14:09

  • Share

Momenti ka ardhur. Siç ishte parashikuar, në edicionin e lajmeve të Tg1 në orën 13:30, Carlo Conti shpalli listën e artistëve Big që do të marrin pjesë në Festivalin e ardhshëm të Sanremos, i cili do të zhvillohet nga 11 deri më 15 shkurt.

“Kemi zgjedhur tridhjetë artistë, megjithëse edhe dhjetë të tjerë e meritonin të ishin pjesë,” tha prezantuesi.

Ja artistët që do të ngjiten në skenën e Aristonit:
    •    Achille Lauro
    •    Gaia
    •    Coma_Cose
    •    Francesco Gabbani
    •    Willy Peyote
    •    Noemi
    •    Rkomi
    •    Modà
    •    Rose Villain
    •    Brunori Sas
    •    Irama
    •    Clara
    •    Massimo Ranieri
    •    Emis Killa
    •    Sarah Toscano

“Kemi një kast shumë të larmishëm. Këngët do të jenë në qendër të vëmendjes, por edhe emrat e artistëve tregojnë se do të jetë një ‘buqetë e pasur me ngjyra’,” shtoi Conti.

Ai theksoi gjithashtu se “muzika italiane po përjeton një moment të shkëlqyer.” Ja edhe pesëmbëdhjetë artistët e tjerë:
    •    Fedez
    •    Simone Cristicchi
    •    Joan Thiele
    •    The Kolors
    •    Bresh
    •    Marcella Bella
    •    Tony Effe
    •    Elodie
    •    Olly
    •    Francesca Michielin
    •    Lucio Corsi
    •    Shablo feat. Guè, Joshua dhe Tormento
    •    Serena Brancale
    •    Rocco Hunt
    •    Giorgia / La Repubblica

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/12/2024 02:28

    Muzika italiane po perjeton nje moment te shkelqyer!! Momentet e shkelqyera te muzikes italiane filluan ne 50' dhe mbaruan ne vitet 90'.Ka plot kenge nga keto dekada qe kendohen e mbahen mend kudo,ne Itali e ne bote.Sa kenge nga dekadat e mevonshme mbahen mend nga brezat,apo kane lene gjurme?! Keshtu matet /shkelqimi/ i muzikes e i kenges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?