Si shumë vipa shqiptarë edhe këngëtarja Elvana Gjata ka shprehur solidarizimin e saj për tërmetin që goditi vendin tonë mëngjesin e sotëm.
Krahas fotos së flamurit me shqiponjën dyjrenare ajo ka shkruar: “Këto janë momentet kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, të duam e të ndihmojmë njëri tjetrin, të jemi pranë atyre që hidhërimin e mbrëmjes së kaluar do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës”.
Ajo ka theksuar se më shumë se kurrë të gjithë shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe ta ndihmojnë njeri-tjetrin.
Postimi i Elvanës
Këngëtarja shqiptare që jeton në Itali, Elhaida Dani ka shprehur se është afër me mendje dhe zemër tek personat që kanë humbur të afërmit e tyre.
“Zoti na ndihmoftë! Jam me mëndje dhe me zemër me të gjithë personat që kanë humbur të afërmit në këtë tërmet”, është shprehur Elhaida.
Postimi i Elhaidës
Lajmi kryesor: