Blero Muharremi

Këngëtari Blero, flet për herë të parë për problemet me depresionin e ankthin, jep mesazhin e rëndësishëm

12 Dhjetor 2023, 17:28| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 17:30

  • Share

Këngëtari shqiptar Blero Muharremi ka folur për herë të parë për sfidën e tij me depresionin në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Ai theksoi rëndësëinë që gjendje të tilla të trajtohen me specialistë të caktuar.

Blero tha se nuk kishte folur me askënd për këtë çështje por theksoi se i kishte bërë shumë mirë që e kishte kaluar një fazë të tillë.

“Më janë akumuluar shumë gjëra gjatë viteve dhe kam pasur nevojë për një trajtim. Shumë gjëra, depresioni, ankthi… Askush s’e ka ditur, por më ka bërë shumë mirë. Mendoj se është shumë okay për njerëzit që të kalojnë faza të tilla.”- tha Blero.

Këngëtari rrëfeu se ishte kuruar jashtë vendit për depresionin dhe ankthin.

“Kuptova që kishte ardhur koha për një trajtim. Nuk jam tip që jam shumë i hapur dhe i mbaj gjërat për vete. E pashë që kisha nevojë, së pari për veten, për vazjën dhe për familjen dhe shkova për një trajtim diku jashtë vendit.” Deklarata të tilla duhet të marrin minuta dhe vëmendje pasi mbetet një nga problematikat më të përhapura dhe një nga arsyet kryesore të përkeqësimit është neglizhenca ndaj vetes”- tregoi ai.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?