Këngëtari, Getinjo brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova

Këngëtari, Getinjo: Jam hedhur nga kati i katërt i banesës në Gjermani! U bë ngjarje shumë e madhe në atë kohë

17 Dhjetor 2022, 17:18| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 17:20

  • Share

Reperi Getinjo emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, është bërë i njohur tashmë për tregimin e historive të çuditshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke nisur nga besimi i teorisë se toka është e rrafshët dhe jo e rrumbullakët.

Gjatë pasditës së ditës së sptme, ai ka bërë një tjetër rrëfim të veçantë për banorët të cilëve u ka kujtuar një ngjarje nga fëmijëria.  

Bëhet fjalë për kohën kur familja e tij ishte e shpërngulur në Gjermani, ku Getinjo tha se ishte hedhur nga kati i katërt i objektit ku banonin.

Ai tha se ishte mashtruar si fëmijë për ta bërë këtë gjë, pasi kishte blerë një palë atlete, të cilat në reklamën e tyre shfaqnin një fëmijë që hidhej me to nga lartësitë dhe mbijetonte.

“Kam qenë fëmijë, kam pas kërcyer prej katit të katërt. I kam pas blerë një palë atlete, dhe në reklamë kur i mbathte ai fëmija nxjerrte avull dhe fluturonte fëmija. E ka pas shtyrë babain për të mi blerë dhe mi ka pas blerë. Midis qytetit e kemi pasur banesën në Gjermani, kam hapur dritaren dhe jam hedhur. Ishte bërë shumë e madhe në atë kohë”, ka rrëfyer Getinjo.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?