Konstantinos Argyros dhe Alexandra Nikas

VIP & Spektakël

Këngëtari grek Konstantinos Argyros bëhet baba për herë të parë, gjinia dhe emri i bebit

22 Nëntor 2024, 20:13| Përditesimi: 22 Nëntor 2024, 20:19

  • Share

Këngëtari i njohur i shumë hiteve grekeKonstantinos Argyros dhe partnerja e tij janë bërë prindër për herë të parë.

Raportohet se 25 vjeçarja Alexandra Nikas ka sjellë në jetë ditën e sotme vogëlushin, i cili mban emrin Vassilis.

Përsa i përket jetës private, artisti ka qenë gjithmonë i rezervuar.

Madje në një intervistë të fundit ai u shpreh se respekton privatësinë e njerëzve që nuk duan ta bëjnë jetën e tyre publike.

“Arsyeja që nuk flas për jetën personale është sepse përpiqem të mbroj njerëzit që kam pranë dhe ndoshta ata nuk duan ta bëjnë jetën e tyre publike ” tha Konstantinos Argyros.

Lidhja e këngëtarit me Alexandrën u bë e njohur për herë të parë, në mars të vitit 2023.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?