Armend Zemaj dhe Labinot Tahiri

Kosova & Rajoni

Këngëtari i njohur akuza ministrit të Shëndetësisë: Ia ka ... nanën artit e kulturës! Ndaleni muzikën pas orës 14:00 e shpalleni gjendje lufte

27 Shtator 2020, 19:44| Përditesimi: 27 Shtator 2020, 19:49

  • Share

KOSOVË- Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka hedhur akuza ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj sipas së cilit me masat që ka marrë ka shkatërruar muzikën e mbi të gjitha ka falimentuar lokalet e natës, ku punonin mijëra të rinj. Ai nuk i ka kursyer notat e ironisë, por as ofendimet.

"Ministri historik që ja ka q... nanën artit e kulturës në Kosovë! Dmth virusi është zhdukur dhe sëbashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë!

Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!! Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..!

Falemnderit ministër i qiftelisë dhe i defave! Moti është dasht me qenë ti nën udhëheqjen e 'estradës së vdekur' dhe jetës së natës të 'kafiterive t'falimentuara' , ku i keni lënë me nga 2 puntorë, të cilët kanë mbetur shkrumb e hi, si dikur Hiroshima nga atomi!

Ju lumtë, ju jeni ata që e keni "ngritur ekonominë",ku për 10 vite nuk do kthjellet më rinia, ekonomia, e as gastronomia! Nga nesër merrni një vendim; Bubashfabat me i rujt mos po cofin nga muzika, e ndalojeni muziken edhe prej ores 2 të ditës thjesht shpalle gjendje lufte në Kosovë!

Bravo Ministër! Me respekt: ( notat e muzikës)  FKSH!", shkruan Labi. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?