Artisti i njohur Italian, Antonio Diodato, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, do të mbajë mbrëmjen e sotme një koncert në sheshin “Italia” në Tiranë. Pak orë para koncertit, ai u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Buccin.
“Qershia mbi tortë e kësaj jave është Antonio Diodato. Për të gjithë ju që keni parë “Sanremon” apo gjatë karantinës keni kënduar “Fai Rumore”, sot keni mundësi ta këndojmë së bashku me Antonion në sheshin “Italia”. Kjo ka qenë një javë fantastike me shumë aktivitete për Javën e Kulturës Italiane, jemi bërë të gjithë bashkë për të festuar Italinë dhe për të pasur më të mirën e Italisë këtu mes nesh”, tha Veliaj.
Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen në organizimin e aktiviteteve gjatë Javës së Kulturës Italiane.
“Edhe këtë vit kemi pasur një javë shumë të bukur italiane, plot me shumë organizime të mrekullueshme. Më duhet të them që këtë vit do ta mbyllim me stil, me një koncert të mrekullueshëm të një artisti të madh italian. Do ta festojmë me të vërtetë në mënyrën më të mirë këtë javë të mrekullueshme. Si gjithmonë, faleminderit Erionit për mbështetjen, që është gjithmonë themelore, faleminderit sepse këto javë italiane në Shqipëri kanë qenë gjithmonë një sukses i madh”, tha ai.
Nga ana tjetër, vetë artisti italian u shpreh i lumtur që do të mund të japë kontributin e tij me anë të muzikës në një javë kaq të rëndësishme për të dyja vendet.
“Jam shumë i lumtur që të mund të jap një kontribut të vogël me muzikën time, në një javë kaq të rëndësishme për Italinë, por edhe për Shqipërinë, për këta dy popuj vëllezër. Dhe Gjithashtu, shpresoj që të jetë kolona zanore e kësaj dashurie që vazhdon dhe që shpresoj të vazhdojë përgjithmonë”, tha Diodato.
Diodato është një artist i njohur në skenën muzikore italiane dhe fitues i Festivalin e Sanremos në vitin 2020 me këngën e tij “Fai Rumore”, e cila u kthye në hit veçanërisht gjatë periudhës së karantinës.
as e kam degjuar ndonjehere kete kengetar,,,,duhet te jete ne rangun e pepino di kaprit...uno merda...
Përgjigju