Këngëtari i njohur shqiptar: Suksesin ia dedikoj ish të dashurës

8 Korrik 2023, 19:37| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 19:39

  • Share

Bardhyl Idrizi, i njohur si Bardhi prej disa vitesh ka pushtuar tregun muzikor shqiptar.

Ai është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer nga publiku duke fituar kështu edhe fansa të shumtë.

I njëjti ka qenë së fundmi i ftuar në “Pushime on Top”, ku ka folur për fillimet në karrierë, projektet e reja e po ashtu edhe për planet e së ardhmes.

Ndërsa u pyet nga moderatorja Lei Kraja se si nisi në muzikë, Bardhi theksoi se gjithçka ndodhi falë një vajze.

25 vjeçari tha se nisi të shkruante tekste për vajzën që i pëlqente dhe pas kësaj kuptoi që ka talent.

“Talentin e kam falë një vajze që dashurova sepse shkruaja vazhdimisht tekste për të, ia dedikoja”, u shpreh ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?