Një tjetër këngëtar tërhiqet nga skena e Festivalit të RTSH-së
Sardri Strugaj tha se ishte tërhequr për një arsye personale por nuk pranoi të ndante detaje për momentin.
“Jam tërhequr për çështje personale në lidhje me Festivalin. Jam shumë i emocionuar tani dhe nuk do të doja të shprehesha gabim, por do ta sqaroj në vazhdim”, tha Sardi mbas performancës së tij në “spektaklin e kërcimit "DËTS",
Ky është këngëtari i tretë që tërhiqet nga festivali I këngës 2023 që mbahet në dhjetor dhe transmetohet në Radio Televizionin Shqiptar.
Më përpara Samanta Karavella dhe Kejsi Tola deklaruan tërheqjen e tyre por pa dhënë shpjegime duke I argumentuar thjesht si arsye personale.
Fituesi i këtij festivali prezanton Shqipërinë në Festivalin Europian.
Nuk mbante mënd fjalët e këngës.
Përgjigju