TIRANË- Vjehrri i këngëtarit të njohur, Sidrit Bejleri ka ndërruar jetën ditë e sotme, pas një beteje të gjatë me një sëmundje. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se për shkak se ceremonia mortore nuk mund të mbahet siç e do tradita, ka vetëm një kërkesë për të afërmit e tij: Ta kujtojnë me një dua (lutje).
"Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë.
Në këto ditë të trazuara, kur as cermonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)! Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin", shkruan Sidriti.