VIP & Spektakël

Këngëtarja Adele ‘pushton’ vendet e para të klasifikimeve në Angli

28 Nëntor 2021, 21:30| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 14:54

  • Share

Këngëtarja britanike ka pushtuar tregun në Angli duke arritur të klasifikohet në dy vende të para, një me albumin “30’ që u publikua në nëntor dhe një tjetër me këngën e saj “Easy on Me”.

Adele arriti ka arritur një dyshe të rrallë në klasifikimet në Britaninë e Madhe, duke kryesuar ato për albumet dhe këngët më të shitura, me albumin e saj të shumëpritur “30”, i publikuar më 19 nëntor dhe këngën e saj kryesore “Easy on Me”.

 Albumi “30”, albumi i parë i divës pop në gjashtë vjet, arriti në 261 000 shitje këtë javë, duke u bërë albumi më i shitur në 2021 brenda javës së publikimit të tij. 3

“30” është albumi i katërt i yllit, që zë vendin e parë të klasifikimeve britanike.  Kantautorja 33-vjeçare mbajti, gjithashtu, vendin e parë në listën e këngëve për të gjashtën javë radhazi me këngën e saj “Easy On Me”, duke thyer rekordin e saj personal të vendosur me këngën “Someone Like You”, që qëndroi në krye të renditjes për pesë javë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?