Këngëtarja Adele, teksa ishte duke performuar në një koncert në Mynih, ajo u tregoi fansave të saj një nga momentet më emocionuese.
Kur Adele ishte gati të performonte “Someone Like You”, ajo vendosi të ndalej dhe të fliste hapur për fansat e saj.
Sipas mediave të huaja, artistja ishte gati të shpërthente në lot para se të këndonte këngën, por ajo u shpreh se kënga 'Someone Like You' i kishte ndryshuar jetën.
“Kjo këngë më ndryshoi jetën. E shkrova në një kohë të jetës sime kur isha në nivelin më të ulët që kam qenë ndonjëherë. Nuk doja të rrija në shtëpi. Qëndroja deri vonë çdo natë dhe qaja shpesh vetëm. Nuk doja të takoja miq dhe të bëja gjëra të tilla isha në depresion”, tha ajo.
Adele dërgoi edhe një mesazh për të gjithë ata të rinj që ishin në koncertin e saj.
“Do të doja që dikush të më kishte thënë që kur të isha 21 vjeç, njerëzit do ta këndojnë një ditë këtë këngë “Someone Like You”, tha Adele.