Tirane- Këngëtarja Bleona Qereti është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën penale të Tiranës. Ajo është kapur nga kamerat teksa hyn në gjykatë e shoqëruar me avokaten Endira Bushati.
Shqiptarja.com mëson se bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj një studio arkitekturore, me të cilën kishte pasur një kontratë për arredimin e një apartamenti.
Mësohet se këngëtarja shqiptare e cila jeton në SHBA ka dhënë një pjesë të lekëve por që nga studioja arkitekturore nuk janë kryer punimet, për këtë arsye cështja ka përfunduar në gjykatë.
Prokurorja e mëparshme që ka pasur dosjen, dhe që është larguar nga vetingu dhe kishte kërkuar pushimin e çështjes. Ndërkohë sot prokurori aktual Bledar Valikaj kërkoi tërheqjen e akteve për hetim më të thelluar.