Artistja kanadeze Celine Dion do të tërhiqet nga bota muzikore dhe nuk do të këndojë më në publik.
Gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë, si pasojë e sëmundjes së rrallë neurologjike.
Sëmundja quhet “Sindroma e Personit të Ngurtë”, simptomat e së cilës janë spazma, dhimbje muskujsh dhe ngërçe që shkaktojnë ngurtësi dhe rënie.
Ajo është aq e dobësuar sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër.
Celine ka vështirësi në ecje, shpina i është lakuar dhe spazmat e muskujve ndonjëherë janë të padurueshme
Majin e kaluar këngëtarës 50-vjeçare iu desh të anulonte të gjitha koncertet deri në prill 2024.
Komento