Këngëtarja, Dua Lipa, ka shkarkuar nga puna menaxherim e saj, David Levy, pas zbulimeve që e lidhin atë me një fushatë të fshehtë për të ndaluar grupin e repit nga Irlanda e Veriut, Kneecap, të performonte në Festivalin Glastonbury këtë vit, për shkak të pretendimeve se ata po nxitnin “antisemitizëm”.
Sipas mediave të huaja, Levy, së bashku me disa figura të tjera të industrisë muzikore, ishte nënshkruesi i parë i një letre “private dhe konfidenciale” dërguar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, ku i kërkohej ndalimi i grupit pro-palestinez për akuza të pabazuara mbi lidhjet e tyre politike me disa organizata të armatosura.
Pas kësaj Dua Lipa siguroi që David Levy të mos merrej më me prodhimin e muzikës së saj, pasi këngëtarja është një mbështetëse e hapur e të drejtave të palestinezëve dhe nuk pranon një menaxher që është mbështetës i Izraelit.
“E sheh atë si një mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të tmerrshëm të palestinezëve. Kjo u bë shumë e qartë përmes letrës që ai nënshkroi,” tha burimi i industrisë muzikore për Daily Mail.
Komente

Bravo Dua, je nje shprese ne kete bote te mbrapsht
Përgjigju