Këngëtarja e njohur nga Kosova, gjithashtu edhe deputete e PDK-së, Eliza Hoxha, ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Këtë e ka njoftuar vetë Hoxha përmes një postimi në rrjetin e saj social, ku thotë se në testin e një jave më parë kishte rezultuar negative, ndërsa në atë të dytin pozitive.
“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam pasur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, Ethe, Temperaturë, Koll. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë… Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetese. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të. Për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi. Sh’net!”, ka shkruar ajo.