Çiljeta Xhilaga

Këngëtarja e njohur mbështet mbylljen e Tik Tok në Shqipëri

20 Nëntor, 16:05| Përditesimi: 20 Nëntor, 16:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria ka vendosur të hedhë në diskutim dy propozime: Mbyllja e Snap Chat dhe TikTok në vendin tonë apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale.

Këto propozime do të diskutohen me komunitetin e prindërve dhe vijnë pas vrasjes së 14 vjecarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës Fan Noli më 18 nëntor.

Pas kësaj deklarate të Ramës kanë reaguar edhe personazhë të njohur, mes tyre edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga.

“Si mam i dy djemve, unë mbështet bllokimin Kryeministër”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • esati: 20/11/2024 19:19

    Mediat sociale jane plehra, por veshtire te ndreqen probleme kaq serioze me zgjidhje kaq te thjeshta. Dhuna eshte semundje shume me e keqe ne shoqerine shqiptare sesa video ne TikTok qe i shohin edhe femijet ne Danimarke a ne Zvicer, por qe nuk marrin thike si kafshe e te vrasin njeri-tjetrin si keta tanet. Per mua denime me te ashpra dhe tolerance 0 edhe per gjerat me te vogla. Ne shqiperi sheh makabritete ne sjellje, kur degjon njerez qe flasin ne rruge, si sillen rrugeve ne timon, si vidhet e si komunikohet. Kjo do duhej te merrte fund.

    Përgjigju
  • Geri: 20/11/2024 17:07

    Sa me shpejt aq me mire. Dhe te zhduken nga ekranet tona filmat qofte vizatimore, apo per te rinj, me gjuhe dhe veprime te dhunshme. Jepen ne menyre te vazhdueshmedhe pa asnje diskriminim. Çfare po ben institucioni i kontrollit te mediave vizive?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?