Këngëtarja e njohur Gwen Stefani ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shfaqet me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.
Stefani dhe ylli i popit janë fotografuar të buzëqeshura krah për krah në prapaskenën e Festivalit të Muzikës iHeartRadio.
Stefani kishte veshur një jupsuit të bardhë me thekë, ndërsa Lipa kishte veshur jelek dhe fund të zi me gura.
“Mbrëmë u shoqërova me vajzën më të bukur në botë të dua Dua”, ka shkruar Gwen në postimin e saj.
“Të dua. Vajza e ëndrrave.” u përgjigj Dua në komente.
Komento