Eliza Hoxha

Këngëtarja e prekur me COVID fotografohet në rrugë! Kryeinfermierja e Pulmologjisë: Të burgoset, theu karantinën

12 Korrik 2020, 18:23| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 18:29

  • Share

KOSOVË- Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Eliza Hoxha, njëherazi dhe një këngëtare shumë e njohur është fotografuar në rrugë, teksa është e prekur me koronavirus. Ka qenë të shumta reagimet në rrjetet sociale të cilat kanë nxitur më pas edhe një kundërpërgjigje nga ana e asaj.  

"Ndërsa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mire, shoh tash edhe këso lajme.Për keqardhje! Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”, ka shkruar Hoxha.

Megjithatë,  kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arta Sejdiu, ka qenë më e ashpër dhe ka kërkuar që Hoxha të dënohet me burg për thyerje të rregullave të vetizolimit.

“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna”, shkruan Sejdiu.

Elia Hoxha bëri publike tre ditë më parë se ishte prekur nga COVID-19.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fiks fare: 13/07/2020 11:52

    Nuk shkruhet "pulmonologji" por PNEUMOLOGJI. Hajt se ty u rrit ty msu. Mos e vrit fare.

    Përgjigju
    • Ada: 14/07/2020 07:38

      Fiks fare, e ke shume gabim, interesohu njehere pastaj hajde na jep leksione humori.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?