Këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri, vjen për herë të tretë në Tiranë në një koncert në Spectapolis Tirana, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Teksa nuk fsheh lumturinë e rikthimit në Tiranë, përmes një konference të mbajtur para koncertit, Ferreri e njohur për hitet e saj si “Non ti scordar mai di me”, “Roma-Bangkok”, “Partiti adesso” dhe shumë të tjera, bëri me dije surprizat që rezervu për publikun shqiptar.
“Është një provojë e tretë, por gjithmonë e kam ndjerë ngrohtësinë e publikut shqiptar. Kthehem për herë të tretë. Jam shumë e lumtur që jam në Tiranë dhe mirëpres publikun shqiptar. Provoja ime e parë ka qenë në 2016. Rasti i dytë në 2019. Ky rast i tretë nuk vjen vetëm me reportorin ekzistues, por edhe me këngë të reja. Kam shtuar dy albume. Do jenë këngë që kanë bërë xhiron e botës. Do jenë këngë që janë dëgjuar edhe më përpara, por edhe ato që nuk e kanë bërë rrugën e reklamimit në platforma apo radio. Janë 25 këngë që do të këndoj në koncert, shoqëruar me 5 instrumentist”, këngëtarja e njohur italiane Giusy Ferreri.
Përballë gazetarëve, teksa foli për karrierën e saj jo dha edhe një mesazh për artistët e rinj.
“Për sa i përket këshillave artistike që mund të ju jap muzikantëve të rinj apo artistëve të rinj është që gjithsecili duhet të gjeje dhe të ketë të vërtetën e tij të brendshme. Nganjëherë për artistët e rinj është në varësi të rrethanave pasi është media sociale që ndikon shumë dhe mundet fare mirë që mund të diktoje rrugën që mund të ketë një artist. Por gjithsecili duhet të ketë atë lloj vërtetësie dhe mishërim të vetin. Në karrierën time kam pasur dhe fat për sa i përket bashkëpunimeve. Ajo që duhet të theksoj është argëtimi që kam vetë me pjesët, këngët. Më pëlqen dhe të luaj me vokalin. Duke bërë eksperimentime të ndryshme”, tregoi Ferreri.
Këngëtarja e famshme italiane bëri edhe një premtim.
“Përsa i përket pushimeve, shpresoj në të ardhmen e afërt, nuk mund ta premtoj por di që e kam bërë prremtimin që bashkë me familjen time do vij në Tiranë për pushime”, përfundoi ajo.
Spectapolis Tirana, në stadiumin “Selman Stërmasi” që po organizohet prej disa javësh në Tiranë, do të sjellë më datë 9 gusht edhe këngëtarin e njohur me famë botërore Jason Derulo.