Këngëtarja Katy Perry më në fund do të jetë nënë.
35-vjeçarja zbuloi papritur barkun e rrumbullakosur në fund të videos së re muzikore, “Never Worn White”.
Ajo do të presë fëmijën e parë me të fejuarin Orlando Bloom.
Aktori 43-vjeçar tashmë është babai i djalit 9-vjeçar Flynn me ish-gruan Miranda Kerr.
Këngëtarja konfirmoi lajmin e madh në Tëitter vetëm disa minuta pas publikimit të këngës.
“O Zot jam aq e lumtur saqë nuk e fsheh dot më”, ka shkruar ajo.
Katy Perry
Ajo zbuloi se fëmija i saj me aktorin do të vijë në jetë në muajt e verës.
“Shumë gjëra do të ndodhin këtë verë. Do të lind në kuptimin e parë të fjalës, por edhe figurativisht do të sjell në jetë diçka që mezi e prisni”, tha ajo, duke iu referuar albumit të ardhshëm.
Pak ditë më parë ajo i trembi të gjithë kur humbi ndjenjat në spektaklin e famshëm “American Idol”, ku askush nuk tha asnjë koment, por aluduan për arsyen.