Këtë herë në “Esencë” ishte këngëtarja Lazarela Deti. Kujtimet e një jetë në skenë dhe muzikës si pjesë e pandarë e saj. Lidhja e saj me muzikën nis që në fëmijëri kur kujton pjesëmarrjet në festivalet e fëmijëve. Por kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë. Përtej talentit asaj i është dashur të kalojë përmes shumë vështirësive, për shkak të atyre që asokohe ishin njolla në biografi. Këto penalizime nuk e kanë lënë këngëtaren të ngjitet në skenë duke bërë që të kalojë në teatrin e kukullave vetëm për të ndjerë këto emocione.
Ajo rrëfen se regjimi e detyroi të ndiqte një shkollë tjetër, që ishte një gjë të cilën nuk donte ta bënte.
“E lashë në mes shkollën e ndërtimit pasi nuk doja të bëja gjë tjetër, përveç muzikës”-rrëfen këngëtarja.
Ajo tregon se shumë prej shfaqjeve të teatrit të Korçës kanë si kolonë zanore zërin e saj. Një jetë e kaluar në skenë me pasionin e saj më të madh muzikën për të cilën ajo thotë se ka mbetur i njëjtë ne vitet. Këngëtarja përmend gjithashtu edhe një pjesë që shpesh anashkalohet me një lloj diplomacie, atë që e quan “luftën brenda llojit” konkurrencën mes artistëve.
“Në skenë të gjithë duan të jenë të parët”, thotë këngëtarja, që nuk u nda për asnjë çast nga skena korçare.
Një surprizë e ngrohtë erdhi për këngëtaren si një videomesazh nga i biri Kosti, njëherësh një prej pianistëve më të talentuar të brezit të tij.
never heard of ....
Përgjigju