Rita Ora në festën e ditëlindjes

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora shkel rregullat e distancimit social, zbulohet festa që organizoi për 30 vjetorin e saj

30 Nëntor 2020, 13:12| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 13:19

  • Share

Rita Ora këngëtarja me origjinë shqiptare është akuzuar se ka shkelur rregullat e distancimit social pasi ka organizuar një festë për ditëlindjen e saj të 30, ditën e shtunë. Sipas “The Sun” Rita në festë e organizuar në një restorant luksoz  kishtë ftuar mbi 30 veta ku për situatën aktuale që ndodhemi një grumbullim i tillë është i papranueshëm.

Këngëtarja është në shkelje të hapur të rrgullave antiCOVID  nga qeveria angleze e cila ka vendosur izolimin kombëtar nga 5 nëntori deri më 2 dhjetor. Një ndër rregullat më të theksuara është pikërisht së restorantet duhet të qëndrojnë të mbyllura dhe qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin grumbullimet, rregulla që si cuket bukuroshja Rita I ka shkelur.

Jo më larg se një ditë para organizimit të festës zëdhënësi I qeverisë ka theksuar se "Të gjithë duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat, ose ne rrezikojmë të humbasim përsëri kontrollin e këtij virusi."

Rita Ora ende nuk ka folur në lidhje me këto akuza.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?