Kejsi Tola, Flori Mumajesi dhe Fifi

VIP & Spektakël

Këngëtarja pranon lidhjen me Flori Mumajesin: Do përgjigjem se plasa

14 Janar 2019, 17:00| Përditesimi: 14 Janar 2019, 17:06

  • Share

Prej disa ditësh është bërë një ‘lëmsh’ postimesh në rrjetet sociale, saqë nuk po e kuptojmë nëse Flori Mumajesi është në një lidhje me Fifin, Kejsi Tolën, apo është shumë i vetmuar dhe ndjen mall për ndonjë ish-të dashur.

Mirëpo kësaj dileme mesa duket i ka dhënë fund kolegia e tij Filloreta Raçi. Teksa u përgjigjej pyetjeve të shumta nga ndjekësit e saj, Fifi ka shuar kuriozitetin e të gjithëve në lidhje me marrëdhënien që ka me Mumajesin.

E pyetur nëse ka të dashur këngëtarja shkruan: Po, e kam një, atë të portaleve dhe më shumë s’më duhet. (sigurisht që këtu i referohet Florit). E pyetur se çfarë i pëlqen më shumë tek kantautori, ylli i “Psikopatja ime” vijon më tej: Më fal Flori, por prej 61829382 pyetjeve që kam aty, njërës do i përgjigjem se plas. Më pëlqen shpirti i tij.

Përgjigjet e Fifit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?