këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj

VIP & Spektakël

Këngëtarja shqiptare rrëfen ngacmimet nga djemtë e rinj

24 Maj 2018, 21:13| Përditesimi: 24 Maj 2018, 21:22

  • Share

Albërie Hadërgjonaj njihet nga të gjithë si një ndër këngëtaret shqiptare më të drejtpërdrejta. Në çdo moment ajo nuk heziton të shpreh mendimin e saj, pavarësisht se cili do të jetë reagimi i të tjerëve.

Ndërkohë që po përgatitet të sjellë një projekt të ri muzikor, Albëria do të jetë këtë të shtunë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.

Nga videoja prezantuese e këtij emisioni që Ermal Mamaqi ka postuar në profilin e tij në Instagram, shihet se këngëtarja do të flasë, jo vetëm për jetën e saj profesionale, por edhe personale.

E pyetur në lidhje me faktin se a i shkruajnë dhe e ngacmojnë djemtë e rinj në rrjetet sociale, Albëria është përgjigjur me humor:

 Ndodh që shpesh më shkruajnë shumë të rinj, por ndonjëherë u them  po ca të bëjë halla ty.

Albërie Hadërgjonaj

Këngëtarja e njohur,  Albërie Hadërgjonaj )  

1/2
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?