TAVË TIRONSE ME MËLÇI
Përbërësit:
- 300 gr mëlçi
- 3 lgj gjizë
- 3 lgj vaj ulliri
- 1 lgj miell misri
- 1 kokërr qepë
- 5-6 thelpinj hudhër
- 1 lgj salcë domate
- 2 lgj gjalpë
- Kripë, piper i zi
- Piper i kuq pluhur
- Spec djegës
Përgatitja:
Mëlçitë pasi i presim në kubikë të vegjël i kaurdisim në tenxhere me yndyrë. Më pas i largojmë mëlçitë dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë, shtojmë salcën e domates dhe e lemë të ziejë. Tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin e misrit, më pas shtojmë gjizën, piperin e zi, piperin e kuq dhe thelpinjtë e hudhrës. Tavën e dheut duhet ta kemi të nxehtë, hedhim fërgesën, shtojmë pak spec djegës dhe e vendosim në furrë.
Melcite prihen shume lehte po t'i hidhni te plota ,te pa prera ne nje ene me uje te nxehte per 10-15 min,jo t'i zieni,vetem t'i lini ne te.Ndryshojne ngjyren,por forcohen mjaftueshem sa per t'u prere lehte e te mos t'ju bejne me gjak pllaken e prerjes.E njejta gje rekomandohet dhe kur t'i perdorni per te bere pate'
Përgjigju