Ambasadorja amerikane Yuri Kim

Sociale

Keni aplikuar për vizë amerikane? Ambasadorja Yuri Kim jep njoftimin e rëndësishëm

26 Prill 2022, 15:01| Përditesimi: 26 Prill 2022, 15:09

  • Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë me dije se ka radhë të gjata për të marrë vizën amerikane dhe i adreson qytetarët se si duhet të veprojnë për raste urgjence.

“Pas shpalljes së vizës 10-vjeçare amerikane për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit COVID, ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë radhë të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është zhgënjyese dhe ekipi ynë konsullor po punon shumë për të ulur kohën e pritjes.

Në raste urgjence të vërtetë (trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), ju lutemi kërkoni përpunim të përshpejtuar dokumentesh kur aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në [email protected] që të aplikoni për trajtim më të përshpejtuar të kërkesës për vizë”, shkroi Kim në Twitter.

Nga 1 prilli, u njoftua që viza amerikane turistike apo për biznese qëdo të marrin shqiptarët është 10 vite.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?