'Keni dy fëmijë, si mund të rroni ju e jo ata!' Zbulohet letra kërcënuese që mori gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi! Merret në mbrojtje

21 Janar, 09:50| Përditesimi: 21 Janar, 16:45

  • Share

Shqiptarja.com publikon letrën kërcënuese që i është dërguar gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi e cila i kërkoi dje (20 janar 2024) të merret në mbrojtje.

Në një letër me kaligrafi të keqe të shkruar me dore, kërcënuesi përmend dy fëmijët

“E dashur gjyqtare Arnisa

“Keni dy fëmijë dhe mendoni për ta.  Si mund të rroni ju e jo ata e kjo është e vërtetë”
 Me respect

Në kërkesën e saj Gjyqtarja tregoi se veç letrës e cila ka mbërritur dje është vënë në dijeni  nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt saj ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.
Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.”

Letra ështe dërguar nje dite me parë Këshillit të Lartë Gjyqësur, i cili pritet të mblidhet për të vendosur ndërkohë paralelisht një denoncim është bërë edhe në policinë e  Tiranës, e cila ka nisur verifikimet dhe ka marrë në mbrojtje gjyqtaren e kercënuar dhe familjen e saj

Letra kërcënuese që mori gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi

Ora 10:37
U kërcënua me jetë, merret në mbrojtje nga policia e Tiranës, gjyqtarja Arnisa Këlliçi

1705777446_arnisakllii.jpg

Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtje gjyqtaren Arnisa Këlliçi, pasi kjo e fundit tha se kishte marrë një letër kërcënuese ku përmendeshin edhe fëmijët e saj.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?