Keni humbur dokumentet e udhëtimit apo u ka skaduar afati? Si të aplikoni online në e-albania e të shkurtoni kohë

5 Gusht, 11:27| Përditesimi: 5 Gusht, 11:33

  • Share

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, të aplikojnë online me anë të platformës e-albania

Ata mund të aplikojnë online në platformën e-albania për shërbimin “Lejekalimi” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të Republikës së Shqipërisë më të afërt.

Si veprohet?

Qytetarët duhet të hyjnë në platformën e-Albania, të zgjedhin shërbimin aplikim për leje kalimi. Pasi të klikojnë “Aplikim i ri”, duhet të plotësojnë formularin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentin verifikues. Në e-mail do t’iu mbërrijë konfirmimi dhe kodi i veçantë i aplikimit. Pas pranimit të aplikimit duhet kryer pagesa dhe duhet dërguar mandati origjinal me postë. Qytetari do të njoftohet elektronikisht për përfundimin e aplikimit. Ky shërbim mund të merret brenda ditës në rastet e paraqitjes fizike në Ambasadë apo Konsullatë ose mund të kërkohet shërbimi postar me pagesë.

Për shtetasit shqiptarë minorenë që nuk janë pajisur më parë me dokument udhëtimi ose i ka skaduar afati i pasaportës aktuale, njëri prej prindërve ose kujdestari ligjor, duhet të paraqitet fizikisht pranë Misionit Diplomatik më të afërt.

Për më shumë qytetarët mund të klikojnë në: https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-leje-kalimi/

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?