Këputen ‘fijet’ në Tiranë dhe Elbasan! Çmontohen 102 kamera të tjera sigurie, nën hetim Endrit Dokle! Çuçi: Krimi s’mund të veprojë i lirë (VIDEO)

1 Shkurt 2023, 09:29| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 14:33

  • Share

Edhe pse para disa vitesh i shpëtoi dënimit me burgim të përjetshëm për vrasje, trafikim droge dhe krijim të organizatave kriminale, Endrit Dokle, edhe jashtë qelisë, i druhet një eliminimi të mundshëm.

Për këtë, Dokle kishte marrë masat për të survejuar lagjen ku banonte me kamera sigurie të vendosura në mënyrë të paligjshme. Policia e Tiranës çmontoi pranë zonës së tij në Rrugën e Vilave në afërsi të TEG-ut 5 kamera, dhe po e heton në gjendje të lirë. Dokle, u përfshi së fundmi në lajmet e kronikës pas rrëfimit të Nuredin Dumanit se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për ta eliminuar, por e kishte konsideruar pre të vështirë.

Bashkë me Doklen po hetohen për vendosjen e kamerave kundër ligjit për të vëzhguar rivalët dhe policinë, edhe 8 të tjerë në Tiranë, në ditën e dytë të aksionit për çmontimin e 65 kamerave në kuadër të operacionit “Fijet”. Në mesin e tyre janë edhe Julian Malutaj, Aurel Penci dhe Ismet Kumarakaj. Aksioni vijoi edhe në Kamëz, Kombinat dhe Astir. Vetëm në kryeqytet janë çmontuar 220 kamera dhe totali i atyre që po hetohen ka shkuar në 46.

Operacioni “Fijet” u shtri edhe në qarkun e Elbasanit. Atje u çmontuan 37 kamera, 28 prej të cilave në qytet në lagjet "5 Maji", "Sul Paprri", "Syrja Dylgjeri" dhe "Çlirimi", 5 në Peqin dhe 4 të tjera në Gramsh. Policia atje po heton 10 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Por se pse u deshën kaq kohë që rendi të kishte në vëmendje këtë çështje mjaft sensitive, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thotë se duhet marrë mesazhi pozitiv i kësaj lëvizjeje. Për të, duhet lënë pas e shkuara dhe të jepet mesazhi nga ana e policisë ndaj grupeve kriminale, që nga ky moment e tutje, nuk do të ketë më lirshmëri të krimit.

Që prej fillimit të operacionit “Fijet” policia ka asgjësuar 451 kamera sigurie të vendosura pa leje dhe me synim spiunimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë. Nën hetim, në 9 qarqe ku operacioni është shtrirë janë vënë 83 persona, një pjesë e madhe e të cilëve me precedent të theksuar kriminal. Emra si Plaurent Dervishaj, Avdylajt e Shijakut, Saimir Taullau në Lushnje, e më gjerë.

Ora 13:36
Pse po çmontohen kaq vonë kamerat nga grupet kriminale? Çuçi: Policia po i jep mesazh krimit, s'mund të veprojë i lirë

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është shprehur se çmontimi i kamerave është mesazh pozitiv dhe se policia i ka dhënë një mesazh krimit.

“Lajmi është që po ndërhyjmë dhe kjo është gjë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur një lloj kamuflimi se sa i takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin. Duhet t’ia lamë ë këtë gjë të shkuarës dhe të shohim për këtë punë që po bën policia për të dhënë një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe çdo shkelësi të ligjit s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë.”- tha Çuçi,

Ora 11:16
EMRAT/ Kush janë 4 personat nën hetim për vendosjen e kamerave në Tiranë! Mes tyre Endrit Dokle

 

Mes personave që janë nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Tiranë janë Endrit Dokle, Julian Malutaj, Aurel Penci dhe Ismet Kumarakaj.

 

Ora 10:11
Vijon operacioni 'Fijet' në Tiranë, hiqen dhe 65 kamera të tjera, nën hetim 9 persona

 

Policia ka njoftuar se janë hequr 65 kamera të tjera në qarkun e Tiranës ndërsa 9 persona janë nën hetim. Në total në Tiranë janë hequr 220 kamera dhe nën hetim janë 44 persona.

-Në zbatim të këtij plani operacional, në Rrugën e Vilave, "Azem Hajdari", "Azem Galica", "Europa", "Sabri Preveza", "Sarina", "Staf Melani", "Ali Kelmendi", janë çmontuar 65 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për I. D., J. M., A. P., E. L., M. B., F. Ll. (L)., F. A., L. Rr., dhe I. K.

Komento

Komente

  • SONA: 04/02/2023 08:07

    Ti marri policia e ti perdori tani keto kamerat.....

    Përgjigju
  • Kameri 2: 01/02/2023 15:10

    Ua po ne Elbasan vetem 30 kamera ishin? Hahahaha se 30 jan vetem ne nje shtyll

    Përgjigju
  • Lexues: 01/02/2023 14:36

    Po deri tani cfare ju ka penguar ta benit???

    Përgjigju
  • Daku: 01/02/2023 11:26

    E kuptoni ca po beni, thjeshte fushate per ti bere presion kontigjenteve Per fushate qe ne jemi shteti, e kupton ca ju bejme po te duam, Keshtu qe mendojeni mire me ke krah do jeni, Dhe pastaj do shikoni kamera shume fish me teper Dhe me cilesore, dhe kto plane po me ide gjeniale Qe te shesin kamerat e reja dhe furnizimet qe kane stok.. Dhe te kanalizojne krimin nepermjet copave te letrave Gjoja me leje, dhe ti kene nen kontroll per cdo gje, Me kte rast dhe i mbajne te tendosur.. Por flijeni mendjen, ato sdo rrine naiher pa kamera, Dhe ju keni perfitime te shume fishta si ne zgjedhje dhe ne shitje paisjesh . Nje bravo per mendjen gjeniale pikerisht ne kto 2-3 muaj...

    Përgjigju
    • Daku 1: 01/02/2023 12:04

      Fiks ti bejne nje restart komplet kontigjenteve Dhe ti detyrojne te paisen me leje dhe ti japin te drejten Policise te japin IP dhe menyren e vezhgimit pamor te kamerave, Kjo ne fakt eshte gje e mire dhe qe i mban nen kujdes dhe ato Ne forme byzylyku distance dhe kontrolli!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?