Noizy

VIP & Spektakël

‘Keqkuptim i rëndë i shkaktuar nga një shpifje e pastër’, Noizy reagon pas ndalimit në Zvicër: Mama ja dola

11 Korrik, 07:13| Përditesimi: 11 Korrik, 07:19

  • Share

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka reaguar për herë të parë pas ndalimit të papritur nga autoritetet zvicerane disa ditë më parë, çka bëri që të anulonte koncertin e planifikuar në Rinora4, në fundjavë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u kërkon ndjesë fansave të tij në Zvicër dhe shpjegon se gjithçka ndodhi për shkak të një shpifjeje të pastër që solli një procedurë verifikimi të padrejtë nga autoritetet.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët, fatkeqësisht, nuk munda të performoja të shtunën mbrëma në Rinora4. Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore”, shkroi Noizy.

Ai e mbyll reagimin me një mesazh të qartë për ndjekësit: gjithçka është zgjidhur dhe projektet muzikore vazhdojnë me ritëm të plotë.

“Tani gjithçka është pas krahëve. Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”, përfundon Noizy.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?