Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Keq-përdorimi i dytë i dosjes ‘184’

20 Dhjetor 2020, 20:08| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 20:09

  • Share

Dosja 184 u keqpërdor një herë kur u hap. E krijuar gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesëshme lokale në Dibër, para vitit 2017, dosja nuk ishte një dokumentim penal i ndonjë abuzimi në zgjedhje, por një spekulim me përgjimet e prokurorisë, për t’u përdorur politikisht.

Ajo nuk është formuar si dosje për t’u gjykuar nga çfardo prokuror, përfshi dhe SPAK. Ajo u krijua për t’u përdorur politikisht, për të spekuluar me kontekstin e një fushate elektorale, për t’u përkthyer dhe botuar në BILD etj. Të gjitha këto u bënë. Për të qenë dosje penale, dosja 184 duhet të ndëshkonte prokurinë që nuk ka vepruar ndërkohë që ka pasur në atë kohë në dorë përgjimet.

Një abuzim penal në fushatë elektorale, duhet të provohet në flagrancë, dhe meqë ata i kanë pasur përgjimet në proces duhet t’i kthenin në vepër penale duke i faktuar ato. Afati që ato të kapeshin në flagrancë ishte fushata e zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve.

Nuk e kanë bërë, ose se nuk kanë ndodhur ose se nuk u duhej, pasi dosja është hartuar nga një celulë politike e PD brenda prokurorisë. Pasi e përdorën dhe stërpërdorën këtë dosje si një molo tov në zgjedhjet e vitit 2017 dhe më pas në bojkotin e 2019, tani kërkojnë ta ripërdorin dhe në vitin 2020. Dosja u hetua dhe u mbyll për aq sa kishte prova. Të quash dështim një hetim penal që përfundon kundër dëshirës politike do të thotë të kërkosh hetim politik dhe prokurori politike. Politikisht ajo dosje është stërpërdorur dhe e ka tejkaluar objektivin për të cilin ishte sajuar. Juridikisht ajo është thjeshtë një grumbull përgjimesh të PD për shantazh politik në çadër, e më pas me molo tov në bulevard.

Keqpërdorimi i dytë i saj, nuk është mbyllja e saj, pasi mbyllja është procedurë ligjore. Keqpërdorim është ankesa që nga kjo dosje të provohej filmi me skenar të PD për zgjedhjet në Dibër. Fatkeqësisht nuk mund të prodhohet vepër penale nga filmat. I vetmi film i PD që ka prodhuar vepër penale është ai i “Babales”, por dhe ai ka dënuar autorët e filmit. Këtu së paku autori i filmit nuk është dënuar. Mund të kënaqen dhe me kaq.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fran Uci: 21/12/2020 19:28

    He mor Bashe i ke bere buzet se byth e gomarit tim

    Përgjigju
  • Haha: 21/12/2020 17:01

    Lulezim bythe q.....m

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?