Policia e Ragusa-s në një vendngjarje

Keqtrajtonte bashkëjetuesen në prani të foshnjës 3-muajshe, arrest shtëpie dhe byzylyk elektronik 22-vjeçarit shqiptar në Itali

14 Gusht, 07:46| Përditesimi: 14 Gusht, 07:50

  • Share

Ragusa- Një 22-vjeçar shqiptar rezident në Itali e ka pësuar nga autoritetet e drejtësisë, teksa akuzohet se ka keqtrajtuar dhe kanosur në mënyrë të përsëritur bashkëjetuesen e tij dhe foshnjën e saj 3-muajshe.

Policia e Ragusa-s njoftoi se ngjarja ka ndodhur në Pedalino në harkun kohor të disa muajve, teksa fillimisht 20-vjeçarja, nacionaliteti i të cilës nuk përcaktohet dhe që po jetonte së fundmi me të dyshuarin, emri i të cilit nuk u publikua, denoncoi në muajin prill dhunën familjare.

Gjykata ndërmori masë për kontroll me byzylyk elektronik ndaj shqiptarit, në mënyrë që ai të mos i afrohej më nënës së re dhe fëmijës së saj. Por teksa pikasi zhvillimet hetimore për masë shtrënguese, 22-vjeçari humbi gjurmët, duke mos iu nënshtruar drejtësisë.

Kjo arrati zgjati derisa u gjet nga efektivët e Komisariatit të Comiso-s, kurse Gjyqtari i Hetimeve Paraprake të Gjykatës së Raguzës, duke vlerësuar situatën dhe seriozitetin e fakteve, e shtrëngoi më tej; me arrest shtëpiak dhe byzylyk elektronik njëkohësisht.

I dyshuari akuzohet si përgjegjës për dhunë të vazhdueshme familjare në vitet 2022-2024, për episode të rënda keqtrajtimi ndaj partneres, kryesisht dhunë fizike dhe verbale, rrahje, kanosje, fyerje. Nuk specifikohet nga autoritetet dhe media italiane, nëse shqiptari i dyshuar ishte edhe babai i foshnjës 3-muajshe apo dhe shkaqet e kësaj dhune.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?