Kërcen e luan piano, historia e Belgisës me Sindromën Down, mamaja e 14-vjeçares: Kur e solla në jetë më paragjykuan! Na japin vetëm 10 mijë lekë kemp

21 Mars 2023, 15:28| Përditesimi: 21 Mars 2023, 20:14

  • Share

Belgisa 14 vjeç, kërcen, luan në piano dhe u falë shumë dashuri njerëzve  që e rrethojnë. Në përditshmëri aktivitetet kanë ndikuar shumë mirë. 3 herë piano, 2 herë balet, 2 herë terapi.

Ka lindur me Sindromën Down, por angazhimi me aktivitete dhe me shkollën, e ka aftësuar për të jetuar normal. Por jo të mos paragjykohet.

“ Terapitë, pianot i kemi të gjitha kundrejt pagesës, ndërsa baletin na e ka dhënë zysha falas. Bullizimi dhe paragjykimi janë pjesë e përditshëmrisë. Dikush që nuk ka parë një fëmijë me Sindromë, thotë kjo qenka down dhe nga këtu nis. Më është mbyllur dera edhe në kurs shteti. Kur ofrohet për të gjithë falas, pse mos ta merrte dhe vajza ime.. Prindërit mos të përulen nga paragjykimet. Prindërit janë më shumë paragjykues.”, tha mamja e Belgisës.

Kur lindi Belgisa, nëna e saj provoi momente shumë të vështira. Ishin mjekët të cilët e bënë që ajo të përjetonte atë moment.

“Kanë  qenë momente shumë të vështira. Jo se pse na lindi një fëmijë me Sindromë, por impakti i keq që kam marrë nga mjekët. Miti ishte se Sindromë vdesin shpejt, nuk ecin, nuk ken ipse e merrni. Belgisa ka fat se ka dhe motrat më të mëdhaja. Ka lodhjen e vet dhe fundja është një fëmijë”, regoi mamaja e Belgisës. 

Enkeleda thotë se për Blegisën merr nga shteti vetëm 10 mijë lekë në formën e një kempi, i pa mjaftueshëm për shpenzimet dhe gjithçka e mbulon me rrogat.

“Një orë terapie është 1500 lekë. Plus Piano. 20 mijë lekë i do pa llogaritur gjërat e tjera. Pa llogaritur anën shëndetësore. Belgisa është në klasë të shtatë, tek shkolla “Naim Frashëri”. Sjhokët e klasës e ndihmojnë shumë”, tha mamaja e Belgisës.

Në ditën Botërore të Sindromës Down, nëna e Belgisës thotë se gjërat kanë ndryshuar, por ende ka shumë punë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • T1D: 21/03/2023 20:35

    Këtë 10 mijë lekëshin e KEMP e merrnin edhe fëmijët me diabet por tani nuk e përfitojnë nëse nuk nuk kanë dëmtime të organeve!! Dmth më mirë t'a sëmurin një herë se sa të kontribuojnë që të mos sëmuret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?