Ambasada amerikane ka marrë një letër të ngjashme me pesë letra bomba dërguar ambasadës ukrainase në Spanjë dhe objektivave të tjerë në vend, sipas mediave lokale.
Një punëtor pësoi lëndime të lehta kur një letër-bombë shpërtheu në ambasadën e Ukrainës në Madrid ditën e djeshme, duke bërë që policia të niste një hetim dhe të rrethonte zonën, raportojnë mediat e huaja.
Paketa të ngjashme postare i janë dërguar që atëherë ministrisë së mbrojtjes të Spanjës, një qendër satelitore në një bazë ajrore dhe një fabrikë armësh që prodhon granata të dërguara në Ukrainë.
Ambasada ruse në Madrid ka dënuar incidentet, duke thënë se "çdo kërcënim apo sulm terrorist, veçanërisht ato të drejtuara ndaj misioneve diplomatike, janë plotësisht të dënueshme".
Gjykata Kombëtare e Spanjës po heton incidentin në ambasadën e Ukrainës si një akt terrorist dhe në ndërtesë është caktuar siguria shtesë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Macron- Biden: Të gatshëm të flasim me Putin! Konferencë ndërkombëtare më 13 dhjetor në Paris
S.S/ReportTv.al