Aeroporti i Kosovës, 'Adem Jashari'

Rihapet Aeroporti i Prishtinës! Kërcënimi për bombë rezulton i rremë

6 Shkurt 2023, 17:09| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 18:39

  • Share

KOSOVË- Kërcënimi me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka rezulutar të jetë i rremë. 

Kështu njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila bëri me dije se aeroporti tashmë është i hapur për fluturime.

Më herët, Gara tha se pas kërcënimit me bombë, udhëtarët dhe personeli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë evakuuar.

Kjo nuk është hera e parë që në Kosovë ka pasur alarm për bombë. Në fund të dhjetorit të vitit 2022, në Aeroportin e Prishtinës pati një kërcënim me bombë, i cili gjithashtu rezultoi i rremë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?